Kupa e Shqipërisë/ Në Kukës e Vlorë gati "hakmarrja", Skënderbeu tenton revanshin në Durrës

Kupa e Shqipërisë/ Në Kukës e Vlorë gati

Futbolli shqiptar nuk mungon, pasi këtë të mërkurë, rikthehen emocionet e Kupës së Shqipërisë.

Takime me "aromë" superiore kanë rezervuar goglat, që pavarësisht se 7-të nga 8-të skuadrat e kualifikuara në çerekfinalen e kupës së dytë për nga rëndësia në vend, luajnë në Kategorinë Superiore, rivaliteti është i garantuar.

E vetmja skuadër e cila këtë sezon nuk garon në kategorinë më të lartë të futbollit në vend, është Tirana. Bardheblutë luftojnë këtë vit në kategorinë e parë, por kjo nuk i ka ndalur të përmbushin pritshmëritë dhe që këtë sezon vjen dhe nën petkun e kampionëve në fuqi të kompeticionit.

Të besuarit e Ze Maria do të vizitojnë në orën 17:00, kampionët e Kukësit, në një 90 minutësh që rikthen emocionet e Super Kupës së vitit të shkuar, trofe që u fitua nga kryeqytetasit. 

Në ndeshjet e tjera Laçi vendas pret në orën 14:00, Luftëtarin. Po në të njëjtën orë, Skënderbeu viziton Teutën në "Niko Dovana", ndërsa Partizani udhëton sërisht drejt Vlorës për t'u ndeshur me Flamurtarin, takim që starton në orën 17:00.  

EMISIONET