Kupa e Shqipërisë, Flamurtari "tenis" në Cërrik, "paqe" në Kamëz

Kupa e Shqipërisë, Flamurtari "tenis" në Cërrik,

Kanë përfunduar takimet e para në grupin A dhe grupin B, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Në grupin A, Kukësi ka hedhur një hap drejt fazës tjetër, pas fitores së arritur në Shijak përballë Erzenit, me rezultatin 4 me 1.

Fitore arriti dhe Skënderbeu që mundi minimalisht Besëlidhjen, falë golit të  Kelmendi që në minutën e 25-të.

Takimi me aromë “Superioreje” u zhvillua në Kamëz, me vendasit që barazuar 1-1 me Teutën.

Ishin vendasit që e nisën në avantazh takimin me anë të Rezi që realizoi pa u mbushur akoma minuta e parë. Për golin e  barazimit mendoi Latifi , me durrësakët që i duhet të menaxhojnë rezultatin për të kaluar në turnin tjetër. Ndërkohë, takimi që mbyll këtë grup luhet në kryeqytet me Tiranën që pret Vllazninë në orën 18:00.

Në grupin B, Flamurtari ka mundur me rezultat tenistik 6-1 Turbinën, me vlonjatët që shënuan nga tre herë për secilën pjesë ndërsa goli i Dollani në minutën e 60-të ngushtoi përkohësisht rezultatin.

Fitore të rëndësishme ka arritur të marrë dhe Laçi, me kurbinasit që mundën me rezultatin 3-1 Lushnjën.

Luftëtari vazhdon të zhgënjejë, dukë humbur edhe aktin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në Fier, gjirokastritët u mundën me rezultatin 2-1 nga Bylis, ndërsa Pogradeci-Partizani që luhet nesër në orën 14:00 mbyll javën e grupit B.



EMISIONET