Kur kanë mbetur më pak se 7 ditë nga ndeshja e parë e Kupës së Botës, Rusi 2018, qeveria më e lartë e futbollit botërorë FIFA ka pasqyruar të dhënat e para se i përket biletave të shitura në stadiumet ruse. Sipas FIFA-s, 2,403,116 bileta janë shitur deri në këto momente dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një "bum" shitjesh.

Bileta janë ndarë për tifozët e futbollit në të gjithë botën, me shitjen që ka filluar në shtator të vitit 2017.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, shumica e tyre janë blerë nga tifozët rus (871,797), pasuar nga tifozët nga amerikanët (88,825), Brazili (72,512), Kolumbia (65,234), Gjermania (62,541), Meksika (60,302), Argjentina (54,031), Peru (43,583), Kina (40,251) Australia (36,359) dhe Anglia (32,362).

Kërkesa ndërkombëtare përbën 54%. Shitjet do të vazhdojnë deri më 15 korrik, dhe këto shifra mund të ndryshojnë.

/Ora News.tv/