Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e evenimentit më të madh të futbollit, Botërori i vitit 2018, që këtë vit zhvillohet në Rusi.

Në kuadër të këtij eventi, kombëtaret pjesëmarrëse kanë nisur shpërndarjen e një materiali që i jepet lojtarëve, stafit dhe gazetarëve rreth situatës që i pret në Rusi. Megjithatë, një detaj në këtë manual ka bërë që të "shpërthejnë" akuzat.

Shoqata e Futbollit Argjentinas kishte përfshirë një kapitull ku fliste për situatën se si të përballesh me një vajzë ruse.

Aty i rekomandonte gazetarëve që të duken të pastrër, të vijnë erë e këndshme dhe të vishen mirë në mënyrë që të impresionojnë "vajzat" ruse.

Gjithashtu i bënte thirrje atyre të trajtojnë gratë si diçka me vlerë.

Këshilla shkaktoi një protestë në mediat sociale dhe AFA mori masa duke e fshirë atë.

Shoqata kërkoi falje dhe tha se një hetim i brendshëm kishte gjetur se një pjesë e materialit dhe se ky kapitull ishte i shtypur gabimisht.

Manuali i shpërndarë:

/Ora News.tv/