Pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Botërorit "Rusi 2018", ku Franca dhe Kroacia do të "përplasin brirët" për të "rrëmbyer" në shtëpi kupën prej ari.

Tani është përcaktuar dhe gjyqtari i ndeshjes finale. Do të jetë argjentinasi Nestor Pitana.

Mund të thuhet se nuk është zgjedhja më e mirë sepse Franca e eliminoi Argjentinën por jo. Ai e ka arbitruar Francën edhe në ndeshjen me Uruguain ku francezët fituan me rezultat 2-0.

/Ora News.tv/