Franca është skuadra e parë që pret një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Rusi 2018.

"Gjelat" mposhtën me shifrat e pastra 2-0 Uruguajin, duke siguruar kalimin në një fazë akoma më të nxehtë të turneut rus. Ishte mbrojtësi Rafael Varane që në tentativën e parë drejt portës kundërshtare, shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme një krosim të Antoine Griezmman dhe me kokë prishi ekuilibrat. Më pas, Franca gjeti sërish rrugën e rrjetës, me Antoine Griezmman që thelloi avantazhin. Ylli i "Les Bleus" rreth 20 metra nga porta, lëshon një predhë me të majtën, me Muslera që u tregua i pavëmendshëm, duke lejuar sferën të përfundoi në rrjetë.

Në minutat e mbetura, Franca menaxhoi mjaft mirë avantazhin e dyfishtë, ndërkohë që duke parë dhe mungesën e njeriut gol tek amerikano-jugorët, Edinson Cavani, Uruguaji nuk arriti të kthej krye, duke u dorëzuar. Në raundin tjetër Franca do të gjej përballë fituesin e çiftit Brazil-Belgjikë, takim ky që do zhvillohet mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:00.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes   

61' Griezmman leshon nje predhe me te majte, Muslera tregohet i pavemendshem dhe sfera perfundon ne rrjete.

 

46' Nis pjesa e dyte

45' Mbyllet pjesa e pare: Është mbyllur pjesa e parë e takimit mes Francës dhe Uruguajit. Një 45 minutësh loje që pa më kërkues amerikano-jugorët, por ishin "gjelat" ata që e gjetën rrjetën. Duhet të vinte minuta e 40, që tifozët e pranishëm të shijonin golin e parë dhe të vetëm në këtë fraksion loje. Ishte mbrojtësi Rafael Varane që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme një krosim të Antoine Griezmman dhe me kokë prishi ekuilibrat.


40' Varane godet saktë me kokë, Franca kalon në avantazh 



1' Nis takimi në  "Nizhny Novgorod Stadium"


Formacionet zyrtare:

/Ora News.tv/