Anglia i falet Harry Kane, mposht Tunizinë dhe ngjitet në vendin e dytë (VIDEO)

Dy gola të Harry Kane i kanë dhënë 3-pikët kombëtares së Anglisë. "Tre luanët" mposhtën në frymën e fundit Tunizinë, duke marrë një 3-pikësh të rëndësishëm për objektivat e saj.

Bomberi i Tottenham, zhbllokoi shifrat pas vetëm 10 minutash, ku përfitoi nga një grushtim jo i mirë i portierit Hassen dhe tundi rrjetën. Reagimi i afrikanëve nuk mungoi me Saiss që shndërroi në gol një 11 metërsh. Pickford arriti të gjej krahun e goditjes por jo topin, duke i dërguar dy skuadrat në baraspeshë drejt dhomave të zhveshjeve.

Kthimi në fushë pa një Angli më të etur për të shënuar. Sulmet e njëpasnjëshme drejt portës së Tunizisë u konkretizuan vetëm në minutat shtesë. Ishte sërish Kane që i dhuroi 3 pikë mjaft të vyera Anglisë, duke i ngjitur kështu në vendin e 2-të, në kuotën e 3-pikëve, aq sa Belgjika që ka golavarazh më të mirë.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes   






46' Nis pjesa e dyte

45' Mbyllet pjesa e parëËshtë mbyllur pjesa e parë e takimit Tunizi-Angli. Një pjesë e parë që foli në favor të kombëtares së "Tre luanëve" por që në fund, dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjeve në barazim 1-1. Zhbllokimi i avantazhit erdhi që në minutën e 10-të nga Harry Kane që shumë pranë portës nuk kishte si të gabonte.



35' Tunizia fiton nje panallti. Ekzekutimin e merr persiper Saiss qe trregohet i sakte perballe Pickford dhe 1-1

 



 

10' Harry Kane perfiton nga pakujdesia e portierit mik, kalon ne avantazh Angline

 

1' Nis takimi

Formacionet zyrtare:

EMISIONET