"Perlë" e Kolarov, Serbia mposht Kosta Rikën dhe ngjitet në krye të Grupit E

Një perlë e Alesandro Kolarov nga goditja e dënimit i ka dhënë 3-pikë mjaft të rëndësishme kombëtares së Serbisë në takimin e parë të Grupit E përballë Kosta Rikës.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 56-të. Ballkanasit fituan një goditje dënimi shumë pranë zonës së skuadrës së Kosta Rikës, goditje që e mori përsipër ta ekzekutonte ylli i Romës. Mbrojtësi 33 vjeçar lëshoi një të majtë të fortë drejt Keylor Navas, që vetëm sa e pa topin të tund rrjetën.

Me këtë fitore Serbia ngjitet e vendin e parë në Grupin E me 3-pikë, në pritje të ndeshjes së mbrëmjes, Brazil-Zvicër.

Ndërkohë kjo humbje pritet të peshoj shumë tek fatet e Kosta Rikës që e shikojnë veten me një këmbë jashtë Kupës së Botës.


Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 



56' Goli i Kolarov




46' Nis pjesa e dytë, Kosta Rika e Serbia duan fitoren

Mbyllet pjesa e parë:  Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes  Kosta Rikë-Serbi, takim ky i vlefshëm për Grupin E të Kupës së Botës. Një 45 minutësh që pa Serbinë më të etur për të shënuar, por ndërhyrjet shpëtimtare të Keylor Navas dhe mbrojtjes amerikano-qëndrorët, duke mbajtur të paprekur portën. Fraksioni i dytë pritet të jetë më i nxehtë, me të dy skuadrat që nuk duan të humbasin pikë që në ndeshjen e parë.

1' Nis takimi "Cosmos Arena"

Formacionet zyrtare:


EMISIONET