Meksika bën mrekullinë, "thyen" kampionët në fuqi të Botës Gjermaninë

Meksika ka shkaktuar surprizën e parë në Kupën e Botës Rusi 2018. Amerikanët kanë befasuar kampionët në fuqi të Botës, Gjermaninë, duke i mposhtur këto të fundit me rezultatin e ngushtë 1-0. Autori i golit ishte sulmuesi i PSV-së, Lozano që në minutën e 35-t mposhti me një goditje të fortë Manuel Neuer. Pas pësimit të golit, "Pancerat" kishin raste më të mirë për të shënuar, por fati dhe Ochoa mbajtën të pandryshuar rezultatin deri në fundin e saj.

Fraksioni i dytë foli vetëm për një skuadër, me të besuarit e Joachim Low që u hodhën me forca të shumta në sulm, iniciativa që për pak "i dhuroi" një tjetër goditje, pasi hapësirat e krijuara në prapavijë nuk mundën të shfrytëzoheshin nga lojtarët meksikanë.

Me këtë fitore Meksika ngjitet në vendin e parë në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Gjermania i ul shanset e saj për të kaluar më tej.



"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

46' Nis pjesa e dyte

Mbyllet pjesa e parë:  Është mbyllur pjesa e parë e takimit Gjermani-Meksikë. Një 45 minutësh që dhuroi surpriza, me skuadrën Meksikane që befasoi kampionët në fuqi, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes në avantazhin e një goli. Autori i golit ishte sulmuesi i PSV-së, Lozano që në minutën e 35-t mposhti me një goditje të fortë Manuel Neuer. Pas pësimit të golit, "pancerat" kishin rastin më të mirë për të shënuar, por Ochoa bëri mrekullinë.

35' Lozano ben cfare te doje ne zone, shmang mbrojtesin dhe leshon nje te djathte qe tund rrjeten. Meksika 1, Gjermania 0

 


1' Nis takimi




Formacionet zyrtare:

EMISIONET