Kolumbia dhe Japonia kualifikohen në raundin tjetër të Kupës së Botës (VIDEO)

Kolumbia dhe Japonia janë dy skuadrat e kualifikuara për në raundin tjetër të Kupës së Botës Rusi 2018.

Kolumbianët mposhtën me shifrat minimale 1-0 Senegalin duke siguruar vendin e parë në Grupin H. Një disfatë që i kushtoj jo pak afrikanëve që u eliminuan për një arsye vërtetë të veçantë nga Kupa e Botës.

Dy kartona të verdhë të marrë nga senegalezët në krahasim me ato të Japonisë i dhanë kualifikimin aziatikëve, duke qënë se kishin marrë vetëm 3 kartona të verdhë në fazën  e grupeve.

Goli i vetëm i takimit Senegal-Kolumbi u shënua nga ylli i Barcelonës, Yerry Mina që u tregua i saktë me kokë, pas një krosimi të Quintero nga këndi.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Japonia u mposht nga Polonia 1-0 por kartonat e verdhë i siguruan kalimin në fazën tjetër.


Japoni-Poloni 0-1 (Bednarek 60')




 Senegal-Kolumbi 0-1 (Mina 74')




EMISIONET