Manita dhe kualifikim, Belgjika festë ndaj Tunizisë (VIDEO)

Manita dhe kualifikim, Belgjika festë ndaj Tunizisë (VIDEO)

Belgjika është skuadra e radhës së siguron një biletë për në raundin tjetër të Kupës së Botës. "Djajtë e kuq" mposhtën me shifrat e thella 5-2 Tunizinë, fitore që i ngjit në vendin e parë të Grupit G me 6 pikë.

Heroit e këtij takimi ishin padyshim Romelu Lukaku dhe Eden Hazard që realizuan një dopietë personale në këtë takim. Festivalin e golave e hapi ylli i Chelsea, Eden Hazard që në minutën e 5-të ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga vetë ai.

10 minuta më vonë ishte bomberi i Manchester United, Lukaku që i shërbyer nga Mertens u fut në zonë dhe me një diagonale të fortë me të majtën e depozitoi topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat.

Reagimi i afrikanëve nuk vonoi me Bronn që me kokë shndërroi në gol një krosim të Khazri. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Lukaku realizoi dhe golin e dytë personal dhe të tretin për Belgjikën, duke e dërguar skuadrën e Roberto Martinez në avantazhin 3-1 në dhomat e zhveshjeve.

Me rikthimin në fushën e blertë, Hazard realizoi dhe të katërtin për Belgjikën dhe të dytin personal, ndërsa rrjeta e Michy Batshuayi në minutën e fundit të kohës së rregullt plotësoi "manitën" e Belgjikës. Goli i Khazri në minutën e fundit të shtesës vulosi rezultatin 5-2. Me këtë fitore, Belgjika kalon më tej, ndërsa Tunizia bën gati valixhet.



EMISIONET