Kroacia "shpartallon" Argjentinën e Lionel Messit (VIDEO)

Kroacia "shpartallon" Argjentinën e Lionel Messit (VIDEO)

Argjentina me një këmbë jashtë Botërorit Rusi 2018. Kombëtarja "Albiceleste" u mposht me shifrat e pastra 3-0 nga Kroacia duke pronotuar një biletë kthimi drejt Buones Aires përpara kohe.

Prezenca e Lionel Messit nuk është aspak frytdhënëse me Argjentinën që tenton të gjej sa më shpejt golin, por ata që rrëzikojnë dhe kanë rastet më të pastra janë kroatët. Por pavarësisht rasteve të panumërta në 45 minutëshin e parë, dy skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjeve me rezultatin e bardhë 0-0.

Rikthimi në fushë nuk i bëri aspak mirë Argjentinës, që vetëm pas 8 minutash e pa vetën në disavantazh. "Faj" në këtë gol të pësuar e kishte padyshim portieri i Manchester City, Willi Caballero që për një çast humbi vëmendjen dhe shërbeu për Rebiç, me mesfushorin kroat që në një goditje gjysmërafeshatë arriti ta depozitoj topin në rrjetë.

"Kapitullimi" i Argjentinës ndodhi në 10 minutëshin e fundit, me Modriç që i dha një goditje të fortë shpresave të Lionel Messi me shokë për të dal me pikë nga ky takim. Goli i Ivan Rakitic në minutën e 91 i dha goditjen e "knock-out" Argjentinës që është shumë pranë eliminimit nga Kupa e Botës.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

90' Kundersulm i shpejte i Kroacise. Realizon Rakitic, Kroacia udheheq ne 3-0

53' Gafe trashanike e Caballero, Rebic perfiton duke arritur te kaloj ne avantazh Kroacine

46' Nis pjesa e dytë
45' Mbyllet pjesa e parë: Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë e takimit Argjentinë-Kroaci. Një 45 minutësh i mbushur me raste të shumta nga të dy krahët, me ballkanasit që kishin shansin më të mirë për të realizuar, por Mario Mandzukic nuk u tregua i saktë nga shumë pranë portës.

1' Nis takimi



EMISIONET