Kupa e Botës/ Portugalia zbarkon në Rusi, pritje speciale për Ronaldon

Edhe pak ditë na ndajnë nga ceremonia hapëse e Kupës së Botës. Evenimenti më i rendësishëm botëror mbahet këtë vit në Rusi, ku 32 kombëtare nga të gjitha kontinentet do të masin forcat për të qënë fituesit e trofeut të lakmuar.

Portugalia është njëra prej 32 kombëtareve pjesëmarrëse dhe shkon në Rusi nën petkun e Kampionëve të Europës. Një kombëtare e përbërë prej yjesh, ku ai që shndërrin më shumë është padyshim Cristiano Ronaldo.

Ronaldo dhe shokët e tij kanë arritur në tokën ruse, dhe në aeroport janë pritur nga qindra fansa, mes tyre fëmijë që sapo janë takuar me CR7 kanë shpërthyer në të qara nga gëzimi.

Ronaldo me Portugalinë e tij do të përballen të premten në sfidën kryesore te Grupit B atë kundër Spanjës.

EMISIONET