Kupa e Botës, nuk përfshinë gratë, ndryshohet posteri në mbështetje të Iranit

Një tabelë reklamash në Iran për mbështetjen e ekipit kombëtar të Kupës së Botës është zëvëndësuar pasi u kritikua se nuk ishte përfshirë asnjë grua.

Reklama e mëparshme në Tehrean tregonte vetëm burra të etnive të ndryshme që festonin rreth një trofeu.

Por u zëvëndësua me një dizanj tjetër, ku gratë shihen krah për krah me burrat.

Në imazh lexohet: "Së bashku ne jemi kampionë: një komb, një rrahje zemre."

Reklama origjinale shkaktoi reagime të ashpra dhe në faqen e parë të gazetës Qanun shkruhej: "Ne do të humbasim pa femrat."

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Iran kritikuan posterin duke e parë si diskriminim të nënkuptuar gjinor duke përjashtuar gratë nga reklama.

Që nga revolucioni iranian i vitit 1979, gratë nuk janë lejuar brenda mjediseve sportive.

Në prill disa gra të maskuara si burra hynë në stadium për të parë ndeshjen e ekipit të tyre Persepolis që po luanin kundër Sepidrood në stadiumin Azadi në Teheran.

Autoritetet kanë anulluar planin për ti lejuar gratë që të shikojnë ndeshjet e ekipit kombëtar në Kupën e Botës, në një ekran të madh në stadiumin Azadi.


EMISIONET