Manuel Neuer është atje. Portieri i kombëtares gjermane ka lënë pas dëmtimin që e la për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta dhe dëshiron të kthehet si protagonist në Kupën e Botës, që do nis pas më pak se dy ditësh në Rusi.

"Jam mirë dhe kurrë nuk e kam humbur besimin për të qenë në gjendje të përballoj të gjitha. Intensiteti i një turneu si Kupa e Botës është një motivim më tepër për mua. Portieri nuk duhet ti japë ekipin ndjenjën e frikës,"- tha Neuer për "La Gazzetta dello Sport".

Gardiani i Bayern Munich zuri vend në listën prej 23 lojtarësh të Joachim Low vetëm në çastet e fundit. Gjermania bën pjesë në Grupin F, së bashku me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut. Ndeshja hapëse për kampionët në fuqi do të jetë ajo e 17 qershorit përballë Meksikës.

/Ora News.tv/