Kupa e Botës në Rusi, ja stadiumi me pamjen më të çuditshme (FOTO)

Kanë mbetur më pak se dy javë nga nisja e kampionatit botëror të futbollit, Rusi 2018.

Turneu më i rëndësishëm për futbollin botëror do të luhet në 12 stadiume. Shumë futbolldashës kanë hedhur sytë nga numri i tifozëve që do të jenë prezent në ndeshje të veçanta, ndërsa shumë të tjerë kanë zgjedhur atë më të bukurin. Por kush është ai më i çuditshme.

Ai ndodhet në qytetin e Jekaterinburg dhe quhet "Central Stadium".

Kapaciteti i tij është 45.000 ulëse edhe atë falë tribunës së montuar në mënyrë plotësuese edhe atë jashtë stadiumit vetëm e vetëm për të qenë në shërbim të Rusia 2018.

Nga kjo tribunë keni një pamje të mirë të qytetit, ashtu që keni një shikim shumë më të mirë edhe të golit në anën e kundërt.

Tifozët në ulëset më të larta thuajse do jenë të ulur në një vijë me çatinë e stadiumit. Në stadiumin e Jekaterinburgut do të luhen katër ndeshje të botërorit Rusia 2018, Egjipt – Uruguaj, Franca – Peru, Japoni – Senegal dhe Meksikë – Suedi.

Ky stadium është ndërtuar në vitin 1957, ndërsa është rikonstruktuar dy herë nga viti 2006 dhe nga viti 2014 deri sivjet.




EMISIONET