Kur kanë mbetur më pak se 60 ditë nga ceremonia hapëse e botërorit Rusi 2018, Zllatan Ibrahimovic ka konfirmuar se do të luajë për përfaqësuesen suedeze. Në një status në "Twitter" gjigandi suedez shkuan:

"Mundësia që unë të luaj në Kupën e Botës është shumë e madhe # FifaWorldCup2018."

Një vendim që mund të vijë pas thirrjeve të shumta të tifozëve suedez, pasi Ibra njoftoi pensionimin e tij ndërkombëtar më 21 qershor 2016.

Kujtojmë që Ibrahimoviç është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të vendit të tij me 62 gola në 116 paraqitje nga 2001 në 2016. Ai mbajti dhe shiritin e kapiteni nga viti 2010 deri në pensionimin e tij.



/Ora News.tv/