Belgjika fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2018 (VIDEO)

Nga një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Belgjikës për të marrë fitoren e dytë kundër Anglisë dhe vendin e tretë në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Në "Shën Petersburg",  në praninë e 64 mijë e 406 tifozave të pranishëm, Belgjika tregoi dhe njëherë se eliminimi nga Franca në gjysmëfinale ishte një rastësi, pasi dominoi në të gjitha aspektet ndaj të besuarve të Gareth Southgate. Belgjika mori kryesimin me Thomas Meunier pas vetëm katër minuta ndërkohë që fitoren e vulosi Eden Hazard tetë minuta nga fundi i kohës së rregullt, kur dyfishoi avantazhin dhe i dha të drejtë shokëve të skuadrës të largoheshin me medaljen e bronztë nga ky turne.

Ndërkohë që Anglia nuk prodhoi asgjë nga sa ishte parashikuar, duke përfunduar në vendin e katërt në këtë turne dhe duke barazuar kështu arritjen e tyre më të mirë në një Kupë Botë, pikërisht atë të vitit 1966.

Finalja e madhe, ajo mes Francës dhe Kroacisë luhet nesër, duke nisur nga ora 17:00.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

90' Mbyllet takimi, Belgjika "rremben" medaljen e bronztë

81' Hazard vallezon mes mbrojtjes angleze, shenon te dytin

 

46' Nis pjesa e dytë

45' Mbyllet pjesa e pare:  Belgjika e ka mbyllur në avantazh minimal 1-0 pjesën e parë kundër Anglisë, takim ky i vlefshëm për vendin e 3-të të Kupës së Botës. Goli i vetëm në këtë 45 minutësh mban firmën e mbrojtësit i cili aktivizohet tek PSG, Thomas Meunier, i cili pasi mori një top nga Hazard në zonën e vogël të portës së "Tre Luanëve" e kishte të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës.

5' Aksion i shpejte i Belgjikes nga e majta, Hazard hedh nje top ne qender dhe Meunier e ka te lehte ta dergoj ne rrjete




1' Nis takimi

Formacionet zyrtare:

EMISIONET