Kupa e Botës/ Muller thirrje tifozëve gjerman: Kini besim tek ne

Kupa e Botës/ Muller thirrje tifozëve gjerman: Kini besim tek ne

Sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller u ka bërë thirrje mbështetësve t'i qëndrojnë pranë ekipit pavarësisht nga humbja në ndeshjen e parë në Kupën e Botës.

Ekipi kombëtar i Gjermanisë ka shkaktuar zemërimin e mbështetësve që nga disfata e Meksikës, por Muller ka bërë thirrje për paqe përpara ndeshjes me Suedinë.

"Sa herë që Gjermania të humbasë ose të luajë keq, ekzistojnë 1.000 arsye. Pa marrë parasysh sa janë pyetjet, nuk do t'i bëjmë kurrë të lumtur. Ne jemi mjaft të vetëkritik për t'u marrë me të, por ajo që është e rëndësishme është që ne të shohim përpara.

"Ne kemi dy detyra të mëdha, duhet të fitojmë. Të dyja këto skuadra dhe stafi i stërvitjes nuk duan asgjë më shumë sesa suksesi. Me të vërtetë dëshiroj që njerëzit të mos humbin besimin e tyre tek ne. Ju do të bëni pyetje, por unë do t'ju kërkoj të qëndroni me ne".-përfundoi sulmuesi bavarez.

Ndeshja mes Suedisë dhe Gjermanisë është programuar për tu zhvilluar të shtunën.

EMISIONET