Të gjithë futbollistët afrikano-jugor që do të udhëtojnë drejt Rusisë për të luajtur në Kupën e Botës do të vaksinohet kundër fruthit.

Gjashtë ditë para startimit të evenimentit, ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar njerëzit që të marrin vaksinën e tyre kundër fruthit përpara Kupës së Botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se në vitin 2016 kishte 89,000 vdekje nga kjo sëmundje. Njerëzit e ekspozuar ndaj fruthit fillojnë të kenë shenja 10 - 12 ditë pas ekspozimit.

Simptomat janë të ndryshme po ato më të pranishmet janë sytë e kuq dhe kollë.

Vaksinimi i fruthit rezultoi në një rënie prej 84% të vdekjeve të fruthit në periudhën 2000-2006. Vitin e kaluar më shumë se 14,000 raste janë raportuar në Rumani, Itali, Greqi dhe Gjermani.

Raste të reja të virusit janë shënuar në muajt e fundit në Evropë.

/Ora News.tv/