Sfida mes Portugalisë dhe Spanjës është një nga ndeshjet më spektakolare të fazës së grupeve. Dhe si e tillë, organizatorët kanë menduar që drejtësinë ta vendos një italian.

Gianluca Rocchi është i vetmi italian që ka shkelur në tokën ruse dhe i është besuar bilbili në këtë 90 minutësh emocionues të Grupit B. Asistentët do të jenë Di Liberatore dhe Tonolini.

Ndeshja është planifikuar për t'u luajtur në "Fisht Stadium Soch" të premten e15 qershorit në orën 20:00.

/Ora News.tv/