Botërori i vitit 2026 do të organizohet për herë të parë në tre shtete. Në zgjedhjet e zhvilluar ditën e sotme, FIFA njohu dhe fituesin e këtyre zgjedhjeve, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikën dhe Kanadanë që mposhti kandidaturën e Marokut. Por për kë votoi Federata Shqiptare e Futbollit?

Në foton e bërë publike nga organi më i lartë i futbollit botërorë, FIFA vihet re se Shqipëria ka votuar për shtetin afrikan, si pjesëmarrëse të këtij aktiviteti. Një votë e hedhur kot, pasi kandidatura Amerikano-Veriore mori shumicën e votave, duke marrë dhe të drejtën për të organizuar kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik të botës.

/Ora News.tv/