"Kung Fu", kryebashkiaku provon policët duke i goditur në kraharor

"Kung Fu", kryebashkiaku provon policët duke i goditur në

Kryebashkiaku idonezian Ahyar Abduh i Mataram po bën tituj në të gjitha mediat e botës për mënyrën sesi ai teston aftësinë e policëve të tij duke përdorur një metodë të çuditshme dhe abuzuese.

Abduh kohët e fundit emëroi një numër oficerësh të rinj në Agjencinë e Rendit Publik të qytetit (Satpol PP) dhe zhvilloi një ceremoni zyrtare për të mirëpritur stafin e ri.

Por njerëzit mbetën të surprizuar nga ajo çfarë panë.

Oficierët e rreshtuar me kujdes morën nga një goditje me këmbë në kraharor gjatë ceremonisë për të vërtetuar aftësinë e tyre.

Video virale, e cila dukej si një skenë nga filmi Kung Fu, filmoi kryebashkiakun duke treguar lëvizjet e tij të arteve marciale mbi oficerët në dukje të shokuar.

Por siç rezulton nuk është hera e parë që Abduh ka përdorur këtë metodë për të testuar fuqinë e oficerëve të tij.

Një video tjetër tregon sesi ai abuzon me pushtetin e tij politik në në ngjarje tjetër publike. ku ai i rreshtoi oficerët e tij në mënyrë të ngjashme dhe vazhdoi t'i godiste një nga një.


EMISIONET