Dhjetë prokurorët e Krimeve të Rënda firmosin kallëzim penal për kryeprokuroren Arta Marku

Dhjetë prokurorët e Krimeve të Rënda firmosin kallëzim

Tensionet kanë shoqëruar vendimin e një dite më parë të kryeprokurores Arta Marku për të nisur procedimin disiplinor të 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda. 

Ora News mëson se gjatë pasdites së ditës së enjte 20 shtator) situata në Gjykatën e Krimeve të Rënda është agravuar pasi prokurorët e dërguar për disiplinim, dhe që nuk pranuan të shqyrtonin dosjen "Shullazi etj", kanë shkuar në prokurori për të kërkuar sqarime nga numri një i kësaj prokurorie Donika Prela. 

Mësohet se kjo e fundit nuk ka pranuar ti presë çka i ka detyruar tre nga prokurorët të hyjnë në zyrën e saj.

Mësohet se ata kanë kërkuar sqarime për vendimin e dhënë nga Kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas janë larguar.

Prokuroret padisin Markun e Prelën

Ora News mëson se 10 prokurorët e proceduar janë duke përgatitur dy padi, njëra që është kallëzim penal për Arta Markun dhe Donika Prelën për urdhrin e pezullimit nga detyra. Tjetra është ankim civil në gjykatë për pavlefshmëri absolute të urdhrit të nisjes së procedimit.

Debati mes Markut dhe Stojanit

Zyrtarisht nga Krimet e Rënda thuhet se nuk ka pasur tensione fizike mes prokurorëve.  Por çështja rëndohet edhe më shumë pasi po për të njëtin motiv mësohet se prokurori Sokol Stojani është liruar nga detyra në 19 shtator pasi ka pasur më parë një debat me kryeprokuroren Arta Marku e cila mësohet t'i ketë kërkuar që të jetë ai personi që do merrej me procedimin disiplinor të 10 prokurorëve. Stojani mbante detyrën e kreut të Drejtorisë së inspektimit në Prokurori

Caktohet grupi i hetimit te "Shullazit" 

Ndërkohë të premten në mëngjes (21 shtator)  Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”, por emrat zyrtarisht nuk i ka bërë të ditur .

Ora News mëson se deri tani dihen emrat e dy prej tyre që është Donika Prela, kryetarja e Krimeve të Rënda dhe prokurori Gent Osmani, ndërkohë që mungojnë 2 të tjerë. 

Takimi me kreun e SHISH dhe drejtorin e Policisë se Shtetit 

E gjithë kjo situata agravoi pasi Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku njoftoi të enjten pasdite (20 shkurt) se kishte urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor ndaj dhjetë prokurorëve që refuzuan shortin ndërkohë që tre prej tyre midis të cilëve Besim Hajdarmataj që heton dosjen Tahiri janë transferuar në rrethe. 

Po ashtu për të diskutuar mbi dosjet që janë në proces hetimor, Donika Prela ka zhvilluar takime me drejtuesin e SHISH Helidon Bendo si dhe me drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu. 

Nuk dihet se cilat kanë qenë çështjet e diskutuara, por bisedimet janë zhvilluar pasditen e së enjtes si dhe paraditen e kësaj të premte (21 shtator) 



EMISIONET