Kundër TVSH edhe biznesi i madh, Jaka: Do të rrisë presionin për evazion fiskal

Kundër TVSH edhe biznesi i madh, Jaka: Do të rrisë presionin

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, e kundërshton uljen e pragut të TVSH-së në 2 mln lekë.Sipas tij kjo nismë do të shtojë presionet për informalitet dhe do rrisë kostot për biznesin e vogël.Jaka sugjeron që aktualisht e rëndësishme është ulja e palëve në diskutime në mënyrë që të gjendet zgjidhja e duhur.

Ulja e pragut të TVSH-së për bizneset nga 5 mln xhiro vjetore në 2 mln do të shtojë presionin për rritje të informalitetit dhe evazionit.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, deklaron se nisma e qeverisë nuk do të sjellë asgjë pozitive për biznesin e vogël përveçse do të rrisë kostot.

Jaka: Jam i bindur se nëse do të ishte zero TVSH do të ishte lehtësisht i zgjidhshëm. Për aq kohë sa ti ke një prag dhe evazionin dhe informalitetin e ke të frymëzuar por kësaj rradhe edhe nën trysni jam i bindur se edhe binzesit të vogël i rrit kostoj, edhe administratës tatimore i rrit kostot.

Jaka i sugjeron qeverisë që të ulet në diskutime me biznesin për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij duhet që profesionet e lira të mos përfshihen fare në TVSH.

Jaka: Për aq kohë sa këtu nuk kemi asnjë lloj vullneti apo dëshirë të asnjërës palë për tu ulur në tryezë dhe për të shtruar argumentat dhe logjikën e zgjidhjes së situatës ku jemi, për aq kohë sa mungojnë të gjitha platformat dhe strategjitë e zgjidhjes së strukturës ekonomike të sipërmarrjes shqiptare unë të siguroj që ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër vetëm retorikë, argumenta dhe kundër-argumenta pa bërë asgjë.

Që prej 1 prillit, mbi 10 biznese që kalojnë xhiron vjetore prej 2 mln lekësh në vit janë përfshirë në skemën e TVSH-së.

Kjo nismë është kundërshtuar nga bizneset e vogla të cilat shprehen se ju rriten kostot por qeveria është treguar e vendosur për të mos u tërhequr nga vendimi.

EMISIONET