Takimeve të së hënave që vazhdon të bëjë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u janë bashkuar deputetë dhe anëtarë të këshillit bashkiak në krahut opozitar.

Kreshnik Çollaku: "Në këshillin bashkiak të Tiranës kauza e teatrit përsa mbetet tek votat tona e ka të fituar. Ata kurrë nuk do të marrin votat tona për të kaluar në vend tjetërsimi apo vënie në përdorim të truallit ët teatrit. 

Opozitarët e kanë ngriur zërin në mbrojtje të teatrit edhe në komisionin e medias ku kanë parashtruar ekspertizën e tyre ligjore, por ministrja e Kulturës, Kumbaro ka refuzuar të përgjigjet. Prandaj e gjithë energjia për rezistencë duhet të shkojë tek protestat e pandërprera qytetare.

Luçjano Boçi: Sot e gjithë çështja është do fitojnë kullat apo teatri. Bindja ime është se ka për të fituar teatri

Taulanta Jupi, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Nuk duhet të lejojmë të flemë gjumë gjatë verës pasi të jeni të bindur se aty do të ndodhë një kataklizmo. Unë mendoj që duhet të futemi në grevë urie.

Organizatorët e këtyre takimeve shfaqën për të pranishmit në teatrin eksperimental një video të vitit 2002 kur diskutohej shembja e teatrit.  Patën rast të rishohin figurën frymëzuese të Agim Qirjaqit. Patën rast të shohin edhe qëndrimin e Arben Kumbaros, vëllait të ministres së Kulturës, tërësisht indiferent sot.

Arben Kumbaro: "Unë jam absolutisht kundra idesë së marrëdhënies së biznesit privat me pronën publike"

Ndrenika me sa duket vazhdon të reflektojë ende për pëlqimin e shumëpërfolur që ai i pati dhënë fillimisht projektit të Bjorke Ingels në zyrën e kryebashkiakut. Mesazhi i tij sot është i qartë.

Robert Ndrenika: "Ne që kemi 70-80 vjet këtu, që me familje, Sandër Prosi, Prokop Mima, Loro Kovaçit,  nuk është gjynah të vijnë 3-4 biznesmenë dhe të thonë që është e jona? Ta marrin pa para dhe ta shesin 10 mijë euro metrin katrorë të sipërfaqes së tij. Dhe kjo mendoj unë nuk ka logjikë. Prandaj ne të mbrojmë tokën e këtij Teatri se është e jona, është e komunitetit.

Ashtu 16 vjet më parë kur 50 deputetë shprehën vullnetin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca i ka ftuar deputetët sot të lënë një dokument, një peticion të firmosur që i angazhon ata moralisht për një premtim në mbrojtje të trashëgimisë.

/Ora News.tv/