Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërtime të reja kullash në pjesën e Bulevardit të ri të Tiranës, duke theksuar se debati për to është idiot.

Rama: Dua të nënvizoj dhe aspektin e zhvillimit ekonomik e social që do të sjellë çuarja përpara e kësaj pune, të dhënies së lejeve të ndërtimit për gjithë bllokun e ri që parashikon projekti dhe ku uroj të shohim sa më shpejt kulla të reja. Në Tiranë zhvillohet një debat idiot lidhur me ato që janë shprehjet më kuptimplota të zhvillimit të kryeqytetit, ndërtimet ikonike të Tiranës, kullat e planit francez, që do pasohen me kullat edhe në këtë anë të Tiranës. Bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme në të gjitha aspektet. Gjithçka thuhet lidhur me to për t’i kundërshutar është absurditet i plotë. Do kemi jo thjesht blloqe të reja banimi, por blloqe të një cilësie tërësisht të re. Sfida jonë është një sfidë komplekse, shumë më e vështirë aty ku duhet rregulluar, se aty ku mund të nis gjithçka nga e para.

Sa herë duhet të bëjmë diçka të re ne duhet të përballemi me problemet e trashëguara për shkak të ndërtimeve së prapthi në të shkuarën, pa leje dhe pa asnjë plan. Ndaj dhe kostoja e zhvillimit sot në Tiranë është kaq e lartë. e rëndësishme është se çdo hap që hedhim sot është hap i sigurt që e ofron të ardhmen e Tiranës për ata që jetojnë sot në Tiranë. Projektet e bashkisë dhe të qeverisë për Tiranën, plus një sërë projektesh të përbashkëta, na jep mundësinë të themi se jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë ne do bëjmë shumë më tepër se sa është bërë në shumë vite, por në mandatin e ri qeverisës ne do bëjmë në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite.

/Ora News.tv/