Është tepër e rrallë, për të mos thënë gati e pamundur, që anijet më të mëdha të sotme transoqeanike të kenë emrin e heroinave më të njohura të letërsisë botërore, të cilat shprehin gjithashtu edhe burime të mëdha të njerëzimit. Dhe të gjithë këto emra, me të cilat bota ka çarë përpara në përparimin e vet, të çojnë edhe në një heroinë, në mos një antiheroinë të çuditshme në kundërshtim me të gjithë botën, si "Kukulla", një nga emrat e fundit dhe një prej personazheve më të rrallë të krijuar prej Ismail Kadaresë. E krijuar apo jo, është një diskutim i gjallë, përderisa vepra "Kukulla" mbështetet në kujtimet e interpretuara të një shkrimtari të madh për nënën e vet. Dhe mund të përsëritësh pa droje se vepra "Kukulla" vazhdon të jetojë si një kundërthënie dhe krenari, për gjithçka që është thënë deri tani për të gjitha nënat e botës, si një copë e përbashkët loje e mikrobit të madhështisë a të një mendjemadhështie të përkundërt nënë e bir, që e kthen këtë vepër në një prej thesareve më befasuese të së gjithë letërsisë së sotme botërore. Aq sa të duket se pa këtë vepër, do të ishte e pamundur të festohej edhe 80-vjetori i ditëlindjes së Ismail Kadaresë. Është rasti i rrallë që madhështia e emrave dhe veprave letrare të matet me dështimin në përdorimin e veglave tona të përditshme, ku gjithnjë për siguri dhe pushtet shkëlqejnë emra princërore dhe perandorësh. Në të kundërt, në një botë më vete, pothuaj tragjike, qoftë në madhështi, qëndrojnë gjithë heronjtë dhe heroinat e veprave letrare, me të cilin njerëzimi ka kryer katarsin e vet. Mos qoftë në përdorim të përditshëm emri i vajzës së sakrifikuar, ai i Efigjenisë në Tauridë, i shkruar prej Euripidit. Pa le Medea, e shkruar po prej tij dhe e shfaqur andej nga viti 431 para erës së rë. Mund të pranojmë disi, duke u ngjitur drejt shekullit të tetëmbëdhjetë, kur do të shpikej makina me avull ndoshta emrin 'Andromakë', të paktën në ndonjë qoshk kafeneje, por kurrsesi në një anije të sigurt që duhet të çajë detet. Ja po cedojmë, po ku edhe Fedrën e veprës tjetër të Rasinit. Por mos qoftë as në ndonjë jaht emri i Ana Kareninës, as ai i Zonjës Bovari. Të gjithë këto emra shfaqen gjithnjë si shkallë tragjike të njerëzimit, që gjithnjë ka ecur mbi trupat e vet. Rasti i Kukullës na bën të veçojmë edhe më tepër një botë femërore, që shkëlqimin ia ka dhënë botës nëpërmjet përpëlitjeve të mëdha. Por në të nëpërkundër të dhimbjeve, Kukulla kadarejane na vjen si një nga personazhet më stoikë të botës letrare. Dhe është pikërisht kjo Kukull stoike, që duket sikur ka ecur lehtë nëpër histori, e parapërgatitur prej shekujsh, duke shmangur gati enkas të gjithë tragjizmin e botës femërore, gati adekuat me atë ecjen e lehtë. Aq sa edhe ne, siç shprehet Kadareja vetë, sikur ta ketë përsëritur secili prej nesh, nuk mund ta shihje kurrë të hynte a të dilte në tualet thua se nuk shkonte kurrë atje. Thua se në mënyrë kryeneçe të ketëpranuar fatin prej Kukulle. Kështu "Kukulla" kthehet në një embrion të fatit të femrës në përgjithësi, një fat sa elegjiak edhe ngadhnues, që përmban në vetvete misterin e përparimit të kthyer drejt enigmës dhe errësirës, njësoj si në bisedat e Kadaresë me Vosnjesenskin. "Kukulla" është megjithatë një personazh real, që jeton në një shtëpi të gurtë, ku vjen një kohë kur gratë e moshuara e kanë për zakon të mbyllen brenda, në ngjashmëri të përkundërt me priftëreshat e lashtësisë, që duhet të vdisnin para kohe. Megjithatë, kjo kukull duket sikur jeton njëkohësisht jashtë një realiteti, atje ku me sa duket e vendos vetë shkrimtari aq sa për Kukullën 'mund të pranohej gjithashtu prej të gjithëve se madje edhe një luftë e tërë botërore, mund të përmblidhej në një parfum të humbur'. Romani "Kukulla" formëson njëkohësisht një vetëmbrojtje të një virgjiniteti shoqëror. Lumturia dhe mendjemadhësia për këtë personazh të rrallë, kur zotërohen, janë krejt të natyrshme ose e njëjta gjë. Shumëkush mund të thotë se kësaj here ky titull "Kukulla", nuk mund të përfytyrohet rreth e rrotull pa qytetin e gurtë, thua se është fortifikuar brenda këtij qyteti nga ka marrë edhe atë lloj gipsi të fytyrës. Edhe si sublime, edhe si sakrilegj në të vërtetë është një emër nëne. Një herezi më tepër shkrimtari, do të thoshte Arshin Pipa. Një akt tjetër sublim apo ndoshta thjesht ushqim shpirtëror, qoftë edhe për shkrimtarin vetë do të thoshte edhe njëherë kritiku gjerman Michael Kleeberg. Gjithsesi, një gjë është e sigurt. Kjo figurë nuk ka të bëjë me përdorimin kaq të konsumuar, që nga trupi i kukullave frymore të shtëpive kalon për përdorim drejt politikës. Një frymë e pafrymë e vogël, pasi autori flet për të përtej vdekjes. "Gjuha shqipe, sipas mendimtarëve, ndër ta Ernest Koliqi, e ka tepër të theksuar mekanizmin e zvogëlimit, (diminutive) aq sa Naim Frashëri e quante Shqipërinë 'Shqiqpërizë', ku përkëdhelja, malli dhe dhembshuria ndërthuren haptas, njësoj si te fjala "nënëz", thotë mes të tjerash në një prej eseve të librit "Mengjezet në kafe Rostand" vetë autori i tij. "Kukulla", si figurë artistike është pjesëz e këtyre lloj zvogëlimeve peshëlehta, që zënë vendin e tyre në njerëzim. Si vepër letrare, "Kukulla" zë një vend të mbetur bosh në krijimtarinë e autorit, duke krijuar së bashku me "Kronikën në gur" dhe "Vitet e Marrëzisë", një triptik të veçantë, për të mos thënë se lënë mënjanë dhe largojnë disi më shumë "Darkën e gabuar", vepër ku autori është prezent në kompromiset jo vetëm të mjekut real gjirokastrit, që ka jetuar pranë shtëpisë së tij në Gjirokastër, por të çdo njeriu, duke përfshirë edhe atë vetë. Mund të jetë vetëm ndonjë personazh si Kukulla, që ka lindur për sfidime të plota e si rrjedhojë përfshin së bashku shoqërinë dhe fatin personal. Megjithëse shfaqet gati modestisht në Kadariadën e sotme, pa "Kukullën", edhe vetë libri "Mëngjeset në kafe Ronsar" do të mbeteë këndoje gjithë ditën nënë e dashur, nëna ime, më e mira në botë, sa erë e mirë që vjen e gjëra të tjera të këtij lloji". Por ja që një shkrimtar i madh, si edhe nëna e tij vetë "e di që edhe sikur t'i pranojë hojnat, ato janë të përkohshme". Misteri prej Kukulle, gjithnjë pa tmerr, e ndjek njeriun në marrëdhënie të përjetshme. Si përfundim, mund të thuhet se ashtu si i kemi dhënë gjithnjë botës në sajë të emigracionit pa fund, në pamundësi të shkëmbimeve të tjera, diçka edhe më hyjnore, si vetë trupin, gjakun dhe mishin, si shqiptarë i kemi dhënë botës edhe një nga figurat më befasuese të nënës, nenëzës, apo Kukullës kadarejane të papërsëritshme. Shumë pranë perëndeshës mesdhetare të Osirisit dhe perëndeshave të tjera të nënës natyrë, aq më tepër një miniaturë kukulle e të gjithë nënave të kësaj bote, që nuk do të gjenden më, të shpëtuara prej mëkateve të kësaj bote, jo se nuk ekzistojnë, por se janë parë me sytë e një biri që duhet të paktën në mos të shpëtojë figurën e nënës që perëndon, të paktën figurën e një biri që gjithmonë do të lindë patjetër. Le ta falënderojmë me rastin e 80-vjetorit të lindjes edhe një herë për romanin "Kukulla", për pasurimin që si autor i bën me këtë emër të gjithë veprës së vet të krahasuar me Komedinë njerëzore apo hyjnore, le ta zgjedhë vetë. Marrë nga /Gazeta Shqiptare/      

/Ora News.tv/