Kukësi "thyen" Laçin, Luftëtari merr frymë në Krujë

Kukësi "thyen" Laçin, Luftëtari merr frymë

Kukësi e ka nisur mbarë fazën e dytë, me verilindorët që kanë fituar 0-1 në transfertën e Laçit.

Goli me vlerën e 3 pikëve mbanë firmën e brazilianit William. Pas kësaj fitoreje, Kukësi merr vendin e 3-të me 19 pikë, ndërsa Laçi pozicionohet një vend më poshtë me 3 pikë më pak. Në javën e ardhshme Kukësi pret Flamurtarin kurse Laçi udhëton drejt Gjirokastrës për tu ndeshur me Luftëtarin, e cila nga ana e saj mposhti Kastriotin 2 me 0.

Një 3 pikësh që i nxjerr përkohësisht nga zona e ftohtë gjirokastritët. Golat e Vasil Shkurtaj i mjaftuan për të marrë frymë, pas një një faze të parë që la për të dëshiruar.

Me këtë fitore Luftëtari mbanë vendin e 8-të me 9 pikë, ndërsa Kastrioti saldohet në fundin e klasifikimit me 4 pikë.

EMISIONET