Kukësi mban vendin e parë për numrin e personave të prekur nga tumoret, ndërsa pas tij janë Tirana, Elbasani dhe Vlora.

Të paktën këto janë të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik.

Mjekët shprehen se një ndër shkaqet kryesore të kancerit të mushkërive që është edhe më i përhapuri është niveli i lartë i ndotjes.

Anila Kristo: "Për Kukësin zakoni i duhanpirjes ka qenë traditë. Ndotja ka rolin e vetë, sepse çdo subtancë në rrugët e frymëmarrjes janë elementë për të gjitha tumoret"

Mjekja vë në dukje gjithashtu edhe fillimin e hershëm të duhanpirjes te të rinjtë, ndërsa më të prekur janë personat mbi 50 vjeç.

Anila Kristo:"Shumica e duhanpirësve e kanë filluar duhanin para moshës 18 vjeç"

Sipas saj marrja e masave jo vetëm për eliminimin e duhanpirjes, por edhe për pastrimin e ajrit do të minimizonte shtimin e rasteve me kancer.

/Ora News.tv/