Kukësi mposht Luftëtarin e kap kreun, Laçi "thyen" mallkimin 'X'

Kukësi nuk di të ndalet në Kategorinë Superiore. Të udhëhequr edhe nga sulmuesi nga Mozambiku, Reginaldo, verilindorët kanë marrë fitoren e 3 radhazi pasi kanë mposhtur minimalisht 1-0  Luftëtarin.

Një 3 pikësh që i ngjit përkohësisht në vendin e parë të besuarit e Armando Cungut, në kuotën e 13 pikëve, dy pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të 3-të, i cili nga ana e tij do të përballet në transfertën e Durrësit me Teutën në orën 18:45.

Sa i përket gjirokastritëve, bluzinjtë po kalojnë një krizë absolute në këtë sezon, pasi numërojnë 3 pikë pas 6 javësh kampionat.

Fitore minimale arriti dhe Laçi. Kurbinasit mposhtën në limitet e kohës së rregullt Kamzën, 1-0, duke "thyer" mallkimin barazim. Ishte mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina i cili në minutën e 3-të shtesë shndërroi në gol një krosim të Hadroj, duke i dhënë 3 pikë mjaft të rëndësishme të tijëve, të cilët "thyejnë" mallkimin e barazimeve.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e 4-t me 10 pikë, katër më shumë se Kamza e vendit të gjashtë.


EMISIONET