Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi të enjten një kontakt serioz siç e cilësoi ai për të vënë në Punë Aeroportin e Kukësit

Ky i fundit u ndërtua në vitin 2006 si dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe për popullin shqiptar, por prej dy vitesh nga aty nuk është ngritur asnjë avion.

Raportimi tre kompani turke kanë shfaqur interes për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, rikthye edhe në Kukës vëmendjen nga investimi i pashfrytëzuar

Qytetari: “Kur është aeroporti i gatshëm, kur të bëhet i Vlorës mbas 3-4 vitesh, pse të mos filloj i Kukësit?!”

Nesë projekti për të cilin flet kryeministri do të materializohet, atëherë për kukësianët vënia në funksion e aeroportit do të thotë zhvillim për Shqipërinë e Kosovën.

Qytetari: “Është shumë i vonuar. Përse të shkojë aeroporti në Vlorë të niset nga e para kur është i gatshëm? Shteti duhet të vendosë dorë prap.”

Qytetari: "Është zgjidhje për veriun dhe Kosovën.”

I shtrirë në një sipërfaqe prej 65 hektarësh, vetëm 3 kilometra larg qendrës së Kukësit, Aeroporti emrin e ish-emirit Sheh Zajed bin Sulltan bin Zajed Al Nahjan.

Aeroporti renditet në kategorinë ndërkombëtare C dhe parashikon të përpunojë deri në 5 avionë njëherësh.

/Ora News.tv/