Kukësi i befason të gjithë: Lamtumirë "mbreti" i topave me kokë!

Largimi i tij u konfirmuar prej orësh, por tashmë ka marrë edhe rrugë zyrtare. Ylli Shameti nuk është futbollist i Kukësit pas gjashtë vitesh te nënkampionët.

Është vetë klubi verilindorë që ka pohuar një gjë të tillë, teksa përmes një statusi në rrjetin social "Facebook" ka falenderuar lojtarin që mbajti shiritin e kapitenit për shumë takime.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Shameti, i konsideruar si "mbreti" i topave me kokë është i mirëseardhur nëse një ditë dëshiron të jetë pjesë e stafit teknik. Një lëvizje e çuditshme kjo nga ana e Kukësit, që humbet siguri dhe cilësi në prag të finales së Superkupës së Shqipërisë dhe edicionit të ri të Kategorisë Superiore. 

"Njoftim zyrtar!

Futboll Klub Kukësi falenderon Ylli Shametin për kontributin e dhënë me fanellën tonë. Gjatë 6 viteve me skuadrën kuksiane, ku shumicën e kohës si kapiten, qendërmbrojtësi ka qenë një nga futbollistët më profesionist në historinë e Klubit, si brenda ashtu dhe jashtë fushës së blertë.35-vjeçari me skuadrën tonë arriti të fitonte Titullin Kampion, 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.

"Në arenën ndërkombëtare ka luajtur rol kyç, pasi ka ndihmuar ekipin në kualifikimet europiane. Me klasin dhe karakterin e tij prej lideri, ai i ka dhënë gjithmonë motiv bashkëlojtarëve duke e çuar ekipin drejt sukseseve. 'Mbreti' i topave në ajër, por edhe shpesh herë autor golash, gjirokastriti do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mëndjet e kuksianëve. Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur edhe si pjesë e stafit teknik."-thuhet në njoftimin e klubit.

EMISIONET