Ndryshe nga Partizani, që u ndal në barazim 1-1 përballë Sivasspor, Kukësi, rivali i të kuqve për titullin në Kategorinë Superiore është mposhtur 2-1 në miqësoren kundër Basaksehir.

Edhe pse përballë një rivali më të fortë se ai i të kuqve, verilindorët kanë treguar cilësi, duke arritur madje edhe të shënojnë me anë të Çyrbja. Një humbje që shërben mjaft për Cungun, i cili në ndeshjen e ardhshme pritet t'i ketë më të qarta idetë.

Kujtojmë që Basaksehir kryeson aktualisht Superligën turke, duke qënë në rrugën e duhur për të ngritur lart trofeun. Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë kundër rusëve të Rostov, e programuar për tu luajtur të premten e 11 janarit.

/Ora News.tv/