Kukësi arrin akordin me yllin e kombëtares gjeorgjiane

Kukësi arrin akordin me yllin e kombëtares gjeorgjiane

Irakli Dzaria do të jetë goditja e dytë e kampionëve në fuqi të Kukësit.

Momentalisht ai aktivizohej me skuadrën gjeogjiane të Dila Gori ndërsa ka luajtur dhe me skuadra si Dinamo Tbilis dhe Zestafoni duke arritur të fitojë dhe 3 kampionate, 2 kupa të Gjeorgjisë dhe 1 Supërkupë të vendit.

Mesfushori 29 vjeçar ka luajtur dhe 9 takime me kombëtaren Gjeorgjiane duke shënuar dhe një gol.

Sipas informacioneve për "Ora News" lojtari ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit kukësian dhe ditën e mërkurë pritet të prezantohet nga drejtuesit e klubit verilindorë.

Me Kukësin, Dzaria pritet të firmosë  për 1 sezon e gjysmë ndërsa pritet të përfitoj një shifër prej 60 mijë eurosh nga kjo kontratë.

Eksperienca e madhe duket se ka bindur drejtuesit kukësianë për të ofruar në skuadër mesfushorin gjeorgjian.

EMISIONET