Kukës, pala shqiptare masa për frenimin e azilkërkuesve në BE

Kukës, pala shqiptare masa për frenimin e azilkërkuesve në

Prej disa ditësh, Shqipëria ka rikthyer kontrollin e dyfishtë për të gjithë udhëtarët në pikën e përbashkët kufitare me Kosovën! Edhe pse zyrtarisht nuk ka njoftim, burimet thonë masa synon frenimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE.

Shqipëria ka rikthyer kontrollet e dyfishta në pikën e përbashkët të kalimit kufitar me Kosovën në Morinë-Vërnicë.

Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim, por burime thonë se kjo lëvizje vjen në kaudër të planit të masave për frenimin e azilkërkuesve shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian, si një prej kriteteve për Shqipërinë për çeljen e negociatave qershorin e ardhshëm.

Udhëtar: "Ka në të dyja anët kontrolle."

Por kjo procedurë që ishte harruar në Morinë, po shkakton vonesa mes udhëtarëve të cilët shprehen kritikë për masën.

Udhëtar: "Nuk është normale sepse nuk ka asnjë arsye pse të kontrollohemi në të dy pikat kufitare."

Në pjesën e Kosovës kontrollet vazhdojnë si më parë, vetëm në hyrje.

Morina është pika kufitare që mban peshën kryesore të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë e Kosovës.

EMISIONET