Vdekja tragjike e 42 vjecares Nurie Peçi, pasi tentoi ti japë fund shtatzanisë së 7-të, thelloi dramat për 6 vajzat e saj të mitura.

Tre ditë pas ngjarjes, fati i tyre mbetet i paraqartë.

Rexhep Oka, vëllai i 42 vjeçares I prekur tregon per kushtet mjerane ku ka jetuar e motra me të bijat. Ende asnjë psikolog nuk ka qene pranë 6 vajzave që qëndrojnë në banesën me  kushte mjerane ku dyert e hapura të mortit nga daja

Rexhep Oka: “Në gjendje më të dobët s’ka ku shkon më. Me qira. S’ka ardhur asnjë psikolog”

Ndërsa në Bashkinë e Kukësit, thonë se po pyeten familjarët për kujdestarinë e 6 vajzave, që tashmë nuk kanë gjallë asnjë prej prindërve, dhe më tej do të vendoset mbi bazën e ligjit

Lirie Gjana: “Qëllimi kryesor, në interesin më të lartë të fëmijëve është që ata të jenë bashkë dhe të jenë në një familje e cila nuk është biologjike, por janë të afërmit apo familjarët.”

Nurije Peci u nda nga jeta ne maternitetin e Kukësit prej hemoragjisë, pasi kishte kishte tentuar abortin në shtëpi.


/Ora News.tv/