Kukës, 3 të rinj sulmojnë me sende të forta bashkëmoshtarin e tyre

Kukës, 3 të rinj sulmojnë me sende të forta

Një i ri nga Kukësi është lënduar pasi u sulmua me sende të forta nga tre bashkëmoshatarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryemadh, ku mbeti i plagosur 23 vjeçari E.H.

Policia sqaron se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh, pasi në Kryemadh, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin E.H, 23 vjeç, banues në këtë fshat, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

EMISIONET