Eurodeputeti Eduard Kukan ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në Bruksel.

Në twitter, Kukan ka deklaruar se me Xhafajn ka diskutuar në  lidhje me masat që Shqipëria ka marrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe çrrënjosjen e kultivimit të kanabisit.

Ai është shprehur krenar për progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave të rëndësishme.

Fatmir Xhafaj i ka dorëzuar Kukan edhe një çertifikatë vlerësimi për kontributin që ai ka dhënë në reformën e drejtësisë.

/Ora News.tv/