Pas gabimeve të Loris Karius dhe David De Gea një tjetër portier është bërë objekt humori në rrjetet sociale. Fernando Muslera gardiani i Galatasaray, por që u eliminua nga Kupa e Botës me kombëtaren e tij të Uruguajit është bërë hit në internet, pasi gafa e bërë përballë Francës i kushtoj jo pak shokëve të skuadrës së tij. Goditjes së Griezmann, Muslera mendoi vetëm ta largonte, por sfera mori një drejtim të paparashikueshëm duke përfunduar në rrjetë. Kaq duhej dhe Muslera të bëhej "meme".





/Ora News.tv/