Kujdes kur përkëdhelni qenin e huaj, kjo grua u kafshua në fytyrë

Një ish modele është detyruar t'i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal pasi u kafshua në fytyrë nga një qen, në momentin kur ajo po e përkëdhelte.

Ngjarja u regjistrua në një restorant në Colorado.

Fillimisht policia publikoi një video duke kërkuar për të gjetur pronarin e qenit, i cili ishte larguar nga restoranti menjëherë pas sulmit.

Kamarat fokusuan momentin kur gruaja po përkëdhelte qenin dhe i ishte afruar shumë. Në këtë moment qeni e kafshon në fytyrë.

Pronarja e qenit fillimisht ngrihet nga tavolina ku ishte ulur për ti parë plagën gruas që ishte kafshuar nga qeni i saj. Më pas merr çantën dhe së bashku me personin që ishte ulur aty largohet me qenin me vete.

Policia thotë se gruaja duhet ti nënshtrohet operacionit plastik në fytyrë dhe duhet të trajtohet për një plagë në sy që i ka shkaktuar humbjen e përkohshme të shikimit.

Gruaja që u kafshua nga qeni po planifikonte të adoptonte një për vete, por pas incidentit ndryshoi mendje.


EMISIONET