Kujdes! Akset lidhëse mes Rradhimës, Orikumit dhe Llogarasë janë të ngrira

Kujdes! Akset lidhëse mes Rradhimës, Orikumit dhe Llogarasë

Ulja e ndjeshme e temperaturave mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar ngrica në disa rrugë kombëtare në qarkun e Vlorës.

Në akset mes Radhimës, Orikumit dhe Llogarasë raportohet se prani ngricash çka vështirëson qarkullimin e mjeteve që udhëtojnë në këto zona.

Në rrugë nuk vihen re prani mjetesh mirëmbajtëse apo të forcave të policisë që të ndihmojnë drejtuesit e mjeteve.

Në këto rrugë kërkohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e mjeteve që duhet të jenë të pajisur me zinxhirë në raste nevoje.

Ndërkohë mbetet në Gjirokastër mbetet problematike situata e krijuar nga dalja nga shtrati i Përroit të Çullos, që ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

EMISIONET