Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke, Ta Nea, se qeveria shqiptare është shumë pranë marrëveshjes me Greqinë lidhur me kufijtë detare. 

"Marrëveshja do të jetë e drejtë për të dy palët" ka thënë Rama.

Kryeministri ka nënvizuar se nuk ka probleme territoriale midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Sa i takon çështjes çame, Rama ka deklaruar se është "çështje e të drejtave themelore të njeriut. Kanë të drejtë të udhëtojnë në Greqi si çdo qytetar europian".

/Ora News.tv/