Ka mbetur edhe pak orë nga vendimi përfundimtar i CAS, por UEFA e ka bërë thuajse zyrtare. Organi më i lartë i futbollit Europian ka zbuluar skuadrat që do të marrin pjesë në fazën kualifikuese të UEFA Europa League, por ajo që tërheq vëmendjen është "zhdukja" e Skënderbeut.

Skuadra korçare është në një pritje të gjatë nga CAS, me Gjykatën Sportive të Arbitrazhit Sportiv që do të jap vendimin përfundimtar për ish-kampionët e vendit, që rrezikojnë një dënim prej 10 vitesh nga Kupat e Europës. Vendin e korçarëve e ka marrë Laçi, e cila është vendosur në pozicionin e skuadrave jo favorite në grupin e 9-të.

Kurbinasit rrezikojnë që të përballen me skuadra si Hapoel Beer-Sheva (ISR), AEK Larnaca (CYP), Domžale (SVN), Pyunik (ARM), Sabail (AZE) dhe Budućnost Podgorica (MNE). Në rast se korçarët fitojnë, atëherë do të jenë ata në Europë, ndërsa Laçi automatikisht mbetet jashtë.



/Ora News.tv/