Ecuria fantastike që kaloj në këto eleminatore me Kroacinë është “shpërblyer” me zgjatje kontrate për Zltako Dalic.

Puna e kryer në krye të përfaqësueses kroate i ka bindur drejtuesit e Federatës Kroate të Futbollit dhe menjëhërë pas ndeshjes së Pireut i kanë ofruar zgjatjen e kontratës ish trajnerit të Dinamos në kampionatin shqipëtar.

Ai kishte një kontratë që  e lidhte me kombëtaren deri në fund të eleminatoreve të botërorit “Rusi 2018” por pasi arriti të kualifikojë Kroacinë në botërorin e  Rusisë, duke eleminuar në play-off Greqinë, Dalic ka firmosur një kontratë me federatën kroate, që e mban të “lidhur” me stolin e përfaqësueses edhe në fazën finale të botërorit.



/Ora News.tv/