Kualifikimi në finalen e Champions League, Dzeko ka disa fjalë për Chelsea

Kualifikimi në finalen e Champions League, Dzeko ka disa fjalë

Sulmuesi i Romës, Edin Xheko, ishte padyshim njeriu më i rëndësishëm në suksesin e verdhekuqve përballë Barcelonës. 31 vjeçari boshnjak i hapi rrugë përmbysjes, pasi ishte autori i golit të parë në "Olimpico" dhe të vetmit në "Camp Nou".

Menjëherë pas sfidës me katalanasit, Dzeko është ndalur për mikrofonin e "Mediaset" ku ka pranuar se është shumë i lumtur që qëndroi te klubi italian.

 “Tani mund të luaj edhe në gjysmëfinale. Nuk jam i interesuar për para. Nuk ishte e lehtë, por qëndrova këtu për të tilla ndeshje. Jam i lumtur dhe mendoj se edhe klubi është”.-tha Dzeko.

Boshnjaku ishte shumë pranë Chelsea në merkaton e janarit, por "blutë" nuk paguan shumën e kërkuar nga Roma, gjë që e la Dzekon në kryeqytetin italian.

EMISIONET