Kualifikimi në Champions League, Inter merr vendimin përfundimtar për Spalletti-n

Kualifikimi në Champions League, Inter merr vendimin përfundimtar

Pjesëmarrja ose jo në Champions League nuk pritet të ndikoj tek e ardhmja e trajnerit të Interit, Luciano Spalletti, pasi drejtuesit e Interit kanë përgatitur rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2021.

Siç shkruajnë mediat italiane, drejtori sportiv i zikaltërve Piero Ausilio në ditët e ardhshme do të takohet me teknikun nga Certaldo për të diskutuar për një marrëveshje të re deri në vitin 2021.

Spalletti është në kontratë me Interin deri në 30 qershor të 2019-ës, por te Interi janë shumë të kënaqur me punën e ish trajnerit të Romës, i cili gjatë këtij sezoni i ka rikthyer identitetin zikaltërve dhe i ka kthyer në një skuadër të vërtetë që zbret në fushë me ide të qarta dhe që kërkon të marrë gjithmonë maksimumin.

Spalletti ka bërë gjithashtu një punë të shkëlqyer me lojtarë të caktuar duke u rritur vlerën në merkato dhe këto janë disa nga arsyet që te Interi duan ta kenë në stol teknikun 59-vjeçar edhe për 3 sezonet e ardhshme.

EMISIONET