Kualifikim “rulete”! Ja pse Spaletti nuk i beson stolit

Kualifikim “rulete”! Ja pse Spaletti nuk i beson stolit

Kualifikimi me vështirësi në çerekfinalen e Kupës së Italisë  të skuadrës së Interit, ka “vërtetuar” besimin  e Luciano Spaletti-t që ka besim tek 11 titullaret, me teknikun e zikaltërve që  gjatë 16-të javëve të para i ka besuar të njëjtit formacion, me përjashtim të ndonjë rasti sporadik.

Rezultati i bardhë 0-0 gjatë 120 minuta kundër një kundërshtari si Pordenone nuk i ka shërbyer lojtarëve të stolit për “të shpërthyer” kundër skuadrës që militon në kategorinë e tretë italiane.

Nga lojtarët që bëri më shumë përshtypje nga ata që u aktivizuan nga Spaletti gjatë ndeshjes së mbrëmshme ishte spanjolli Cancelo, që pavarësisht se vinte nga një dëmtim i gjatë që e mbajti për disa kohë larg fushave të blerta, u mundua të bënte mirë, ndërsa lojtarë si Karamoh, Dalbert dhe të tjetrë nuk ishin në gjendje të ngjiteshin mbi mesataren e skuadrës.

Në fillim Brozovic, më pas Perisic dhe Icardi, kanë qenë të detyruar të luajnë në një mbrëmje që ishte menduar të qëndronin pushim. Ata dhe Spalletti nuk kanë zgjidhje tjetër, bashkë me Candreva dhe Borja Valero, duhet të udhëheqin skuadrën edhe për pak, në pritje të ndonjë dore nga merkaton e dimrit.

EMISIONET