Ku ndryshon Leli me Gjikën në menaxhimin e Vlorës? Ja si përgjigjet Erion Kristo

Ku ndryshon Leli me Gjikën në menaxhimin e Vlorës? Ja si

Erion Kristo ka dhënë opinionin e tij për dy kryebashkiakët e fundit të qytetit të Vlorës, Shpëtim Gjikën dhe Dritan Lelin i cili mban aktualisht këtë detyrë.

Fiori Dardha: Ku ndryshon menaxhimi i Dritan Lelit nga menaxhimi i Shpëtim Gjikës?

Erion Kristo: Dritan Leli qesh me shumë, është më i qeshur. Gjika ishte si më i egër, si tip luftaraku. Dritan Leli ka bërë një gjë që nuk ishte parë kurrë në Vlorë. Ka bërë stola inteligjentë.

Fiori Dardha: I ke provuar?

Erion Kristo: Ia kam vënë njëherë atë sektorin e ndenjies në ato stolat, ndenja gjysmë ore mbase bëhesha inteligjent, jo nuk lëvizi fare.

Fiori Dardha: Nuk është për atë sketor, është për telefonin

Erion Kristo: Unë thashë se të bënte inteligjent..


EMISIONET