Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi ka sjellë projektin e ri muzikor, të titulluar ‘Ku gabuam’, për tekstin e së cilës ka punuar motra e saj.

Është rikthyer me një baladë tjetër prekëse, dedikuar një dashurie të humbur. Mendohet se klipin e kësaj kënge e ka xhiruar në Kosovë, ku ka punuar dhe për muzikën.

Nuk dihet nëse kjo këngë është dedikim për një person, por Greta është rikthyer fuqishëm në treg ku sjell vazhdimisht hite muzikore.                                                                                               

/Ora News.tv/